Pse menuja dixhitale po kërkohet më shpesh
Klientët kërkojnë informacion të qartë dhe të shpejtë. Menuja dixhitale ndihmon pikërisht në këtë pikë: orientim më i mirë dhe më pak kohë pritje për pyetje bazë.
Për biznesin, kjo do të thotë fluks më i qartë dhe më pak ndërprerje në procesin e porosive.
Perfitime praktikë për operimin e përditshëm
Vlera më e madhe e menus dixhitale nuk është vetëm prezantimi vizual, por organizimi i informacionit në mënyrë të përditësuar dhe të aksesueshme.
- Informacion më i qartë për klientin në tavolinë.
- Më pak kohë e stafit në sqarime rutinë.
- Përditësim më i thjeshtë i listës së artikujve.
- Eksperience me moderne sidomos në orë piku.
Çfarë duhet të shmangni
Gabimi më i shpeshtë është të shihet menuja dixhitale si shtesë marketingu dhe jo si pjesë e procesit operativ. Nëse nuk lidhet me menaxhimin e përditësimeve, humb shumë nga vlera e saj.
Mënyra më e mirë është të këtë një proces i qartë kush dhe kur e përditëson informacionin.
Një hap i vogël me efekt të madh
Për shumë lokale, menuja dixhitale është një nga ndryshimet më të lehta për tu zbatuar dhe me ndikim të shpejtë në eksperiencën e klientit.
Kur kombinohet me proces të qartë porosish, efekti është edhe më i dukshëm.
Pyetje të shpeshta
A e zevendeson menuja dixhitale menune fizike?
Varet nga koncepti i lokalit, por në shumicën e rasteve mund të përdoret si zgjidhje kryesore ose në kombinim me menu fizike.
A ndikon vërtet në shpejtësinë e shërbimit?
Po, sepse ul pyetjet bazike dhe e orienton klientin më shpejt drejt porosisë.
Sa shpesh duhet përditësuar?
Sa herë ka ndryshim artikujsh, çmimesh ose oferta. Rëndësia kryesore është që informacioni të jetë gjithmonë aktual.
Çfarë përfitoni me easyBar
Përveç menaxhimit të përditshëm, easyBar përfshin menu digjitale falas dhe funksione shtesë që ndihmojnë biznesin të rritet pa kompleksitet.
- Menu digjitale falas për biznesin tuaj.
- Njoftime dhe monitorim në kohë reale.
- Customer display për transparencë me klientin.
- Pikët e klientit për klientët besnikë.
- Kartela klientit/furnitorit për menaxhim të strukturuar.
- Bundles për oferta dhe kombinime produktesh.
- Pa limite për artikuj, klientë dhe furnitorë.
Kërkime të lidhura
Artikuj të ngjashëm
Program bar kafe: si ta zgjidhni për biznesin tuaj në Shqipëri
Një udhëzues praktik për pronarët e lokaleve që kërkojnë program bar kafe, me kriteret kryesore për të marrë vendim të sigurt.
Lexo më shumë7 raporte që duhet ti shikoni çdo javë në bar kafe ose restorant
Një listë praktikë me raportet me të rëndësishme për vendimmarrje me të mirë në menaxhimin e lokalit.
Lexo më shumëProgram kafe: si të organizoni turnet dhe operimin ditor
Një udhëzues praktikë për organizimin e turneve në kafe me ndihmën e një sistemi të qartë punë.
Lexo më shumë