Porosi online

Porosi online nga tavolina me menu QR

Klientët skanojnë menunë digjitale, zgjedhin artikujt nga telefoni dhe porosia shfaqet në pikën e shitjes për proces më të shpejtë.

Website automatik me artikuj dhe çmime QR Code për tavolina dhe skanim nga klientët Porosi nga telefoni që shfaqen në pikën e shitjes

Nga menuja QR te porosia e strukturuar

Menuja digjitale është më e vlefshme kur nuk ndalet vetëm te shfaqja e artikujve. Me porosi online nga tavolina, klienti jep porosinë nga telefoni dhe stafi merr informacion më të qartë.

Kjo nuk zëvendëson shërbimin, por ul pyetjet bazë dhe e bën më të organizuar fluksin në orë piku.

Çfarë mbulon online ordering

  • Website automatik me artikuj dhe çmime.
  • QR Code për tavolina dhe skanim nga klientët.
  • Porosi nga telefoni që shfaqen në pikën e shitjes.
  • Më pak telefonata ose sqarime të përsëritura për artikujt.
  • Përditësime më të shpejta të menusë dhe çmimeve.
  • Lidhje natyrale me KDS kur kuzhina punon me ekran.
01

Përfitimi kryesor është qartësia

Klienti zgjedh artikujt nga një menu e përditësuar. Stafi merr porosi më të strukturuar dhe ka më pak hapësirë për keqkuptime.

02

Shërbim më i qetë në orë piku

Kur disa tavolina lexojnë menunë dhe bëjnë porosi pa pritur sqarime, ekipi mund të fokusohet te shërbimi dhe kontrolli i porosive.

03

Përditësim i menusë pa riprintime

Ndryshimet në artikuj ose çmime mund të reflektohen në menunë digjitale, duke ulur varësinë nga menu fizike që vjetrohen shpejt.

Pyetje të shpeshta

A mund të përdoret vetëm si menu digjitale?

Po. Biznesi mund ta përdorë si menu QR dhe të aktivizojë porositë online kur procesi është gati.

A shfaqet porosia në pikën e shitjes?

Po. Me Online Ordering, porositë nga telefoni shfaqen në POS për t’u trajtuar nga ekipi.

A është e përshtatshme për restorante të vogla?

Po, sidomos kur menuja ndryshon shpesh ose kur stafi harxhon shumë kohë me sqarime bazë.

Shikoni si funksionon porosia nga tavolina

Ju tregojmë rrjedhën nga skanimi i QR kodit deri te porosia në POS.